KOSOVA U16

Valentin Spaqi/ Pamje nga arkivi
Valentin Spaqi publikon 12-shen përfundimtare për evropian
10 July, 2022 @12:40
Përzgjedhësi i grupmoshave nën 16-vjecare i Kosovës në basketboll, Valentin Spaqi, ka publikuar sot 12-shen përfundimtare të lojtarëve që do të marrin pejsë në Evropianin e Divizionit C, që do të mbahet në Prizren, përkatësisht në “Sezai Surroi”.
Në Evropianin e Divizionit C që do të mbahet në Kosovë do të garojnë tetë shtete që janë ndarë në dy grupe.
Kosova U16 meshkujt, do të jetë në grup me Shqipërinë, San Marinon dhe Maltën, kurse në Grupin tjetër janë Andorra, Gjibraltari, Moldavia dhe Armenia. Kampionati zhvillohet nga 12 deri më 17 korrik.
Dymbëdhjetëshja përfundimtare e Kosovës, përzgjedhur nga selektori Spaqi si në tabelën e mëposhtme:
KOSOVA U-16 për FIBA EVROPIANIN e DIVIZIONIT C:
Niman Demiraj |
Andi Ahmeti | Yll Kastrati |
Ervin Mullaliu |
Yll Nuradini |
Sejar Rama |
Ben Basha |
Bener Mitrovica |
Hannar Corovic |
Mal Syla |
Mal Tusuni |
Erdin Abazxhik |