EDHE NJË KALIM PREJ RAHOVECIT NË GJAKOVË

Foto: KBRahoveci/ fb/
Vëllaznimi shton Johnsonin e Rahovecit në ekip
26 January, 2023 @11:43
Mbrëmë, KB Vëllaznimi bërë të ditur se ka angazhuar në ekip edhe një ish-lojtar të Rahovecit nga ky stinor, derisa ka zyrtarizuar basketbollistin Devin Johnson.
Përmes një njoftimi të shkurtër, Vëllaznimi ka bërë të ditur se ka siguruar shërbimet e lojtarit. Johnson bëhet lojtari i dytë që pas krizës në Rahovec arrin te Vëllaznimi. Para tij arriti Jahii Carson.
“Devin Johnson përforcimi më i ri i KB Vëllaznimit. Kanadezi 29-vjeçar, i gjatë 196-centimetra luan në pozitat 2/3. Devin mori pjesë në disa liga evropiane si: Bjellorusi, Lituani dhe Çeki. Welcome Devin,” ka shkruar njoftimi i KB Vëllaznimit botuar mbrëmë.
Johnson ka pasur mesatare prej 14.5 pikësh te Rahoveci në mesatarisht 28 minuta për lojë, ndërsa ka bërë edhe 2.2 asistime mesatarisht si dhe 4.5 kërcime.
Me Devinin, numri i lojtarëve të huaj te Vëllaznimi aktualisht shkon në pesë, pasi që në ekip janë Jordan Harris, Damonte Dodd, Willian Brown dhe Jahii Carson. Më parë, ekipi ndau rrugët me Emmanuel Omogbon. Këtë fundjavë Vëllaznimi është mysafir i Ponte Prizrenit, ndërsa ekipi është duke kërkuar mbijetesën në stinorin e rikthimit të tyre në Superligë.