Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

VËLLAZNIMI - YLLI

Vëllaznimi - Ylli, përfundon pjesa e parë

Foto: O.S

Vëllaznimi - Ylli, përfundon pjesa e parë


27 November, 2022 @17:45

Në një atmosferë mjaft të mirë sportive në Gjakovë, pjesa e parë mes Vëllaznimit dhe Yllit ka përfunduar me rezultat 38-45 për mysafirët.

Ylli e nisi mjaft mirë çerekun e parë dhe krijoi epërsi deri në 10 pikë, por gjakovarët u zgjuan nga gjumi në minutat e fundit të çerekut të parë dhe e mbyllën këtë 10-minutësh me disavantazh një-pikësh, 16-17.

Më pas, çereku i dytë përfundoi 22-28 dhe kështu skuadrat shkuan në pushim pranë rezultatit 38-45.

Bashir Ahmed me plot 19 pikë dhe Gëzim Morina me 12 pikë (4 treshe) janë më të mirët te Ylli deri tash, kurse te gjakovarët po veçohen Damonte Dodd (10 pikë) dhe Don Polloshka (7 pikë).

Raporti i plotë, pas ndeshjes.


 
Të gjitha lajmet nga