Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

PERËNDIM

Warriors përsëri në krye, orari dhe skema e play-offit

Warriors përsëri në krye, orari dhe skema e play-offit


13 April, 2017 @10:50

Ashtu si në Konferencën Lindore, edhe në Konferencën Perëndimore tashmë dihen takimet e para të fazës play-off.

Nëse në Lindje gjërat nuk ishin të qarta deri në fund, në Perëndim skuadrat e kualifikuara diheshin disa ditë më parë. Mund të thuhet që befasia e sezonit në Perëndim është Utah Jazz. Kjo skuadër arriti ta mbyll sezonin e rregullt në vendin e pestë, edhe pse kjo gjë nuk parashikohej në fillim të sezonit. Përveç befasisë së shkaktuar nga pozicionimi i Utah Jazz, pjesa tjetër e të kualifikuarave ishte e parashikueshme.

Konferenca kryesohet nga Golden State Warriors, që kuotohet si favorit për t’u shpallur kampion i përgjithshëm në muajin qershor, ndërsa më pas renditen Spurs, Rockets e Clippers. Tri pozitat e fundit u arritën nga Thunder, Grizzlies e Blaizers.

KONFERENCAT - RENDITJA

Sipas sistemit ku vendi i parë luan me vendin e tetë e kështu me radhë, dueli më interesant i play-offit pritet të jetë ai mes Houstonit të James Hardenit dhe Oklahomas së Russell Westbrookit, kur dihet edhe rivaliteti i këtyre dy lojtarëve sa i përket paraqitjeve individuale këtë sezon.

SKEMA NBA PLAY-OFF

Orari i ndeshjeve të fazës së parë të play-offit në Konferencën Perëndimore është paraqitur më poshtë (sipas kohës lokale në SHBA):


 
Të gjitha lajmet nga