BASHKIMI-PEJA

BOROZANI/ Arian Paçarizi
Bashkimi triumfon ndaj Pejës
12 April, 2017 @20:48
Bashkimi ka arritur të mposht Pejën për herë të dytë këtë stinor në kampionat. Të dy fitoret prizrenasit i kanë shënuar si vendas dhe tashmë, kanë marrë epërsinë para duelit të fundit në 2-1 me ndeshje ndaj Pejës.
Një ndeshje shumë interesante ishte sonte në Prizren në përgjithësi. Bashkimi mbylli çerekun e parë me një avantazh të konsiderueshëm prej 8 pikëve, 23-15.
Më pas Peja u këndell, së pari në çerek të dytë me 21-24 uli epërsinë në 5, ndërsa pas çerekut të tretë 18-20, ndeshja hyri në 10 minutëshin e fundit me vetëm 3 pikë epërsi për Bashkimin, 62-59.
Sidoqoftë, bashkë me atmosferën në palestër Bashkimi është këndellur në fund për të rikthyer epërsinë dhe për të fituar në fund, 80-73.
Më efikasi te Bashkimi ka qenë Kayel Locke me 20 pikë e 7 kërcime. Justin Black ka shënuar 18 pikë, 6 kërcime e 7 asisitime, ndërsa Marko Popovic ka shëuar 15 pikë tjera.
19 pikët e Alban Veselit, 18 të tjera nga Noah Dahlman dhe 15 të Robert Abramovicit, mbeten për statistikë te Peja.
Pas kësaj ndeshjeje Bashkimi ka bilanc 20-5, ndërsa Peja 19-6.
Bashkimi
1 | Kayel Locke (33:18) | 20 pikë | 7 kërcime | 3 asistime |
2 | Justin Black (31:38) | 18 pikë | 6 kërcime | 7 asistime |
3 | Marko Popovic (25:14) | 15 pikë | 1 kërcim | 2 asistime |
4 | Garrius Adams (17:44) | 14 pikë | - | 1 bllokadë |
5 | Gazmend Sinani (21:26) | 5 pikë | 12 kërcime | 2 asistime |
6 | Imer Tahiri (22:15) | 3 pikë | 2 kërcime | 2 asistime |
7 | Qëndrim Biraj (11:51) | 3 pikë | 1 kërcim | 1 asistim |
8 | Mikaile Tmusic (16:08) | 2 pikë | 4 kërcime | 3 asistime |
9 | Edmond Kryeziu (16:06) | 2 pikë | 2 kërcime | - |
10 | Arian Tahiri (4:13) | 0 pikë | - | - |
11 | Ardit Memqaj | - | - | - |
12 | Altin Gashi | - | - | - |
Peja
1 | Alban Veseli (35:13) | 19 pikë | 6 kërcime | 3 asistime |
2 | Noah Dahlman (34:02) | 18 pikë | 7 kërcime | 1 asistim |
3 | Robert Abramovic (33:52) | 15 pikë | 4 kërcime | 2 asistime |
4 | Slobodan Miljanic (28:36) | 12 pikë | 7 kërcime | 2 asistime |
5 | Leonard Mekaj (27:04) | 8 pikë | 4 asistime | 2 topa të vjedhur |
6 | Mirza Ahmetbasic (22:34) | 1 pikë | 4 kërcime | 4 asistime |
7 | Egzon Kuqi (16:03) | 0 pikë | 6 kërcime | 1 asistim |
8 | Arti Hajdari (2:32) | 0 pikë | - | - |
9 | Blendi Kadusha | - | - | - |
10 | Mirza Muric | - | - | - |
11 | Arian Qallaku | - | - | - |
12 | Blendi Matoshi | - | - | - |