MVP I STINORIT NË BIBL
Shane Gibson i Beroes, duke qëndruar para Mikaile Tmusic të Bashkimit në ndeshjen Bashkimi-Beroe/ BOROZANI/ Arian Paçarizi
Shane Gibson, MVP i BIBL 2016/17
12 April, 2017 @8:44
Basketbollisti amerikan i Beroes, Shane Gibson, është shpallur zyrtarisht si lojtari më i rëndësishëm i këtij stinori në Ligën Ballkanike, BIBL.
Para duelit të parë të finales mbrëmë, Gibson ka pranuar zyrtarisht çmimin e më të mirit nga drejtori sportiv i BIBL, Shay Shtriks.
Gibson ka qenë më meritori për arritjen e Beroes këtë stinor, ndërsa në 13 ndeshje që ka zhvilluar vetëm në BIBL ka pasur mesatare prej 17.2 pikëve të shënuara, 3.4 kërcimeve dhe 3.2 asistimeve me indeks vlefshmërie 15.5.