REKORD HISTORIK

I madhi Westbrook! Thyen legjendën
10 April, 2017 @8:18
Basketbollisti i Oklahoma City Thunder, Russell Westbrook, ka arritur që në përballjen e parafundit të stinorit të rregullt, ta thyejë rekordin 56 vjet të vjetër të legjendës së basketbollit amerikan, Oscar Robertson.
Westbrook regjistroi triple-double’in e 42-të të stinorit sot, duke shënuar treshe në sekondën e fundit të ndeshjes, për fitoren e ekipit të tij ndaj Denver Nuggets, 106-105.
Westbrook shënoi 50 pikë, 15 kërcime dhe 10 asistime në këtë fitore të Thunder, ndërsa ia mbylli derën e PlayOffit Nuggetsit, duke i lënë të zhgënjyer në moment kur sirena tregonte fundin e ndeshjes.
Ndryshe, i lindur në Long Beach të Kalifornias, 28 vjeçari në fjalë, që merr afro 30 milionë euro rrogë te ekipi i tij, me thyerjen e rekordit të legjendës Robertson, tanimë ka vendosur standard të ri në NBA.
42 triple-double përgjatë një stinori është rekord i NBA-së.