SEASON RECORD @ SUPERLEAGUE

Kevin Brown thyen rekordin e stinorit
8 April, 2017 @12:01
Basketbollisti i Golden Eagle Yllit të Suharekës, Kevin Brown, ka thyer mbrëmë rekordin e pikëve të shënuara në një ndeshje këtë stinor në Superligë.
Ai në përballjen që ekipi i tij e humbi nga Bashkimi, ka shënuar 41 pikë në 40 minuta sa qëndroi në parket, për të kaluar rekordin e vendosur nga Genc Gashi i Kerasan Prishtinës, që ka qenë njeriu me më së shumti pikë të shënuara për një ndeshje këtë stinor, 36.
TOP 3 e stinorit 2016/17:
1. Kevin BROWN | KB GoldenEagle Ylli | 41 pikë - ndaj Bashkimit | Xhiro XXV |
2. Genc GASHI | KB Kerasan Prishtina | 36 pikë - ndaj Bashkimit | Xhiro XVI |
3. Urim ZENELAJ | KB GoldenEagle Ylli | 35 pikë - ndaj Sigal Prishtinës | Xhiro XII |
3. Kevin BROWN | KB GoldenEagle Ylli | 35 pikë - ndaj Kerasan Prishtinës | Xhiro XX |