SPECIALE

Pamje nga ndeshja Bashkimi-Beroe/ BOROZANI/ A. P.
Bashkimi, ekipi i vetëm që i mposhti dy finalistët e BIBL këtë stinor
7 April, 2017 @12:41
Ekipi bullgar, Beroe por edhe ai maqedonas, Kumanova, kanë arritur finalen e BIBL këtë stinor - dhe pas dy ndeshjeve do të përcaktojnë fituesin e ri të BIBL këtë stinor 2016/17.
Mirëpo, ata në rrugëtimin e tyre deri në finale kanë një të përbashkët. Të dyja janë mposhtur së paku njëherë nga ekipi i Prizrenit, Bashkimi, këtë stinor.
Bashkimi, është ekipi i vetëm këtë stinor 2016/17 në BIBL që ka arritur t’i mposht në rrugëtimin e tyre drejt finales, të dy finalistët.
Ky ka qenë stinori i dytë i Bashkimit në BIBL, por ekipi prizrenas nuk ka arritur të dalë më tutje se faza e parë e garave.
Nga 4 ekipet kosovare në BIBL, këtë stinor më së shumti ka arritur Peja, që shkoi deri në gjysmëfinale të garës dhe nuk e arriti finalen për 2 pikë në total.
Bashkimi mposhti Beroen në Prizren 83-66 më 13 dhjetor 2016, ndërsa Kumanovën e kishte mposhtur një javë më parë më 6 dhjetor 2016 dhe atë si mysafir.
Deri në finale Beroe është mposhtur nga 4 ekipe të ndryshme: Bashkimi, Teodo, Feni dhe Kumanova.
Ndërsa Kumanova është mposhtur nga: Sigal Prishtina, Bashkimi, Kozuv, Beroe dhe Peja (2 herë).