XHIRO XXV TERMINET

Peja e Bashkimi hapin nesër xhiron XXV
6 April, 2017 @22:53
Përballjet e xhiros së XXV të Superligës së Kosovës nisin nesër me duelin Kerasan Prishtina - Peja (17:00) dhe Bashkimi - Ylli (19:00), ka bërë të ditur FBK-ja sot.
Dy skuadrat që kanë nga dy ndeshje mangu të zhvilluara ndërmjet vete, Bashkimi dhe Peja, do të luajnë të premten ndeshjet e tyre të xhiros së XXV, ashtu që të takohen të dielën, për të zhvilluar njërën nga ndeshjet e mbetura.
Në anën tjetër, dy duelet tjera të xhiros XXV, zhvillohen të shtunën, kur Rahoveci pret Trepçën (17:00) ndërsa Sigal Prishtina - Vëllaznimin (18:00).