FTESË NGA TRAJNERI

Grumbullohet Kosova U20
Teksti: FBK
5 April, 2017 @16:19
Përzgjedhësi i Kosovës U-20, Jeton Nixha dhe ndihmësi i tij, Elvedin Plakiq të dielën (09.04.2017) do ta mbajnë grumbullimin e radhës me fillim nga ora 12:00 deri në 14:00 në palestrën e sportit të gjimnazit “Sami Frashëri” në Prishtinë.
Përfaqësuesja U-20 do të bëjë gara në Kampionatin Evropian U-20, Divizioni B në Oradea të Rumanisë prej 14 deri më 23 korrik.
Kosova është në Grupin D së bashku me Irlandën, Hungarinë, Kroacinë, Portugalinë dhe Moldavinë.
LISTA E GJËRË:
Rinor Peci (Sigal Prishtina), Muhamedali Janjeva (Sigal Prishtina), Mirza Muric (Peja), Egzon Kuqi (Peja), Edmond Kryeziu (Bashkimi), Valon Bunjaku (Rahoveci), Ilir Hasani (Kerasan Prishtina), Mërgim Jakupi (Kerasan Prishtina), Ermir Gashi (Kerasan Prishtina), Gent Shala (Kerasan Prishtina), Dardan Kapiti (Kerasan Prishtina), Burim Zekiqi (Trepça), Abelard Rashiti (Trepça), Kreshnik Avdija (Vëllaznimi), Atik Koshi (Vëllaznimi), Rinor Pllana (Vëllaznimi), Bardhosh Kelmeni (Malbas, SUE), Dion Haxhosaj (SHBA), Kujtim Ujkani (Vushtrria Basket), Ylli Gashi (Rahoveci), Vigan Gashi (Gjermani), Etnik Peci (SHBA), Dren Dedushaj (SHBA), Dino Herc (Suedi), Arbnor Haliti (Hackney, ANG), Gazzali Makasqi (Sigal Prishtina), Luftim Cakiqi (Prishtina e re) dhe Xhemë Hanxhiu (Vushtrria).