DUELI I SHTYER

BOROZANI/ Arkiv
Ndeshja e shtyer, Peja-Bashkimi mëson datën
5 April, 2017 @12:26
Dueli i shtyer i xhiros së XIV të Superligës së Kosovës në basketboll ndërmjet Pejës dhe Bashkimit është përcaktuar të luhet këtë të dielë, më 9 prill 2017.
Peja - Bashkimi takohen në “Karagaç” me fillim në ora 17:00, ndërsa nga duelet e mëparshme, Bashkimi ka fituar Pejën në Prizren këtë stinor.
Gjithashtu, skuadrat s’do të kenë të drejtë të fusin në lojë lojtarët që kanë ardhur si përforcime në ekip pas xhiros së XIV, që i bie pas javës së fundit të muajit dhjetor 2016.
Ndeshja e xhiros XIV ishte shtyer për shkak të angazhimeve në ndeshje ndërkombëtare për ekipet.