JUVECASERTA

Dardan Berisha duke shutuar për ter pikë/ Foto: juvecaserta.it
Dardan Berisha ndez motorët, por ekipi mposhtet përsëri
4 April, 2017 @10:03
Basketbollisti më i mirë i Kosovës, Dardan Berisha, ka shkëlqyer në ndeshjen e fundit të ekipit të tij Juvecaserta, duke shënuar 21 pikë.
Mirëpo, Juvecaserta ende vuan për një fitore që nga muaji i kaluar. Kësaj radhe ata u mposhtën minimalisht nga Brescia 64-62.
Dardani shënoi 21 pikë, 3 kërcime dhe 2 asistime në 28 minuta lojë sa ishte në parket, duke qenë shënuesi më i mirë i ekipit. Gjithashtu, ai aktivizoi snajeperin e tij në këtë duel, ku shënoi 5 nga 8 tentime për tre pikë.
Pas kësaj ndeshjeje Juvecaserta ka bilanc 9-16 dhe është pranë zonës së rënies nga Serie A, ndërsa Brescia është e 12-ta me bilanc 11-14.