YLLI-RAHOVECI

Rahoveci shënon fitore të madhe ndaj Yllit
2 April, 2017 @21:25
Skuadra debutuese e Superligës, Rahoveci, ka shënuar fitoren e parë ndaj Yllit në histori të klubit si pjesë e elitës së basketbollit kosovar.
Rahoveci, që ka qenë i mposhtur në tre duelet e mëhershme ndaj Yllit këtë stinor në Superligë, sonte ka arritur të mposht ekipin suharekas dhe atë bindshëm në “13 qershori” me 20 pikë dallim, 83-103.
Ish-lojtari i Yllit, Artin Gashi, me double-double ka qenë ndër më meritorët për fitoren e Rahovecit. Gashi ka shënuar 31 pikë dhe 13 kërcime në këtë fitore të ekipit të Jeton Nixhës.
Amerikani Tyler Deihl ka shtuar 24 pikë, ndërsa Mustafë Merovci ka shënuar 11 të tjera në fitoren e nëntë të stinorit për Rahovecin dhe të parën ndaj një ekipi mbi ta në klasifikim.
Te Ylli, Trae Anderson përfundoi ndeshjen me 27 pikë, 10 kërcime e 8 asistime. Ujkan Karanezi dhe Kevin Brown shtuan nga 20 pikë secili, por kanë qenë të pamjaftueshëm për të pësuar humbjen e parë nga Rahoveci këtë stinor.
Pas kësaj ndeshjeje Rahoveci ka bilanc 9-15, ndërsa Ylli 10-14.
Ylli
1 | Trae Anderson (40:00) | 27 pikë | 10 kërcime | 8 asistime |
2 | Kevin Brown (40) | 20 pikë | 7 kërcime | 5 asistime |
3 | Ujkan Karanezi (33:12) | 20 pikë | 7 kërcime | 2 topa të vjedhur |
4 | Ergin Grosha (39:42) | 13 pikë | 6 kërcime | 2 asistime |
5 | Getoar Arifaj (22:46) | 3 pikë | 1 kërcim | 2 topa të vjedhur |
6 | Endrit Elshani (24:18) | 0 pikë | 1 kërcime | 2 topa të vjedhur |
7 | Dren Hoxha | - | - | - |
8 | Armando Preqi | - | - | - |
9 | Flori Gashi | - | - | - |
10 | Etnik Asllanaj | - | - | - |
11 | Agon Hajdari | - | - | - |
Rahoveci
1 | Artin Gashi (35:13) | 31 pikë | 13 kërcime | 2 asistime |
2 | Tyler Deihl (32:53) | 24 pikë | 5 asistime | 3 topa të vjedhur |
3 | Mustafë Merovci (16:56) | 11 pikë | 3 kërcime | - |
4 | Ronald Farmer Blanchard (28:22) | 9 pikë | 12 kërcime | 4 asistime |
5 | Rashan Belinger (18:36) | 9 pikë | 4 kërcime | 5 asistime |
6 | Besnik Sharku (20:30) | 6 pikë | 8 kërcime | - |
7 | Albatrit Berisha (9:09) | 6 pikë | 1 kërcim | 1 asistim |
8 | Altin Morina (15:25) | 4 pikë | 4 kërcime | 5 asistime |
9 | Albion Metballa (3:24) | 3 pikë | 1 kërcim | 1 top të vjedhur |
10 | Valon Bunjaku (14:03 ) | 0 pikë | 4 kërcime | 4 asistime |
11 | Berat Mullabazi ( 1:40) | 0 pikë | - | - |
12 | Ylli Gashi (3:43) | 0 pikë | - | - |