TEUTA - VLLAZNIA

Vito Photography
Vllaznia mposht Teutën në Durrës
1 April, 2017 @22:13
Skuadra shkodrane, Vllaznia, ka shënuar fitore shumë të rëndësishme në udhëtim, duke e mposhtur njërin prej rivalëve të drejpërdrejtë, Teutën e Durrësit.
Ndeshja që u zhvillua në kuadër të xhiros IXX të Superligës shqiptare, përfundoi me rezultat 79-93 në të mirë të Vllaznisë, ekip ky që po udhëhiqet nga ish trajneri i Sigal Prishtinës, Jeronimo Sarin.
Kjo fitore e ka forcuar Vllazninë në pozitën e dytë të tabelës me 14 fitore e 5 humbje, duke e vazhduar kështu ndjekjen e skuadrës lidere, Tiranës.
Ndërsa për Teutën, e cila renditet në pozitën e tretë, kjo ishte humbja e shtatë e stinorit.