PËRMBLEDHJE - JAVA 29
Reali siguron vendin e parë, kampioni mposhtet në Greqi
1 April, 2017 @12:23
Real Madrid - Fenerbahçe
Gjiganti spanjoll, Real Madrid, dje duke e mposhtur Fenerbahçen me rezultat 61-56, e siguroi pozitën e parë në stinorin e rregullt në Euroleague, në javën e parafundit.
Sergiu Llull ishte më i miri te madrilenët me 16 pikë të shënuara, derisa te skuadra turke u dallua Bogdan Bogdanovic me 15 pikë.
Kjo ishte fitorja e 22-të e Realit, derisa Fenerbahçe e regjistroi humbjen e 12-të, dhe nga pozita e katërt ka rënë në të shtatën.
Panathinaikos - CSKA Moska
Kampioni aktual i Euroleague, CSKA Moska, pësoi në Greqi nga Panathinaikosi me rezultat 85-80.
Skuadra ruse, nuk arriti ta ndalë, K.C Riversin, i cili shkëlqeu për Panën me 17 pikë e 5 kërcime, ndërsa në anën tjetër 15 pikët e Nando De Colos nuk mjaftuan për fitore.
Rezultatet e javës 29:
Anadolu Efes - Olympiacos 77-69
Brose Bamberg - Darussafaka 97-99
Barcelona - Maccabi 76-71
Galatasaray - Baskonia 80-103
Zalgiris - Emporio Armani 84-88
Crvena Zvezda - Unics Kazan 83-65