THUNDER vs SPURS
S’mjafton për fitore triple-double i 39-të
1 April, 2017 @10:35
Oklahoma City Thunder ia dhuroi San Antonio Spursit fitoren me duart e veta.
Që nga fillimi i ndeshjes, Oklahoma ishte në epërsi ku gjatë ndeshjes ishte në avantazh prej 21 pikëve, kurse djelmoshat e trajnerit Gregg Popovich nuk u dorëzuan deri në fund dhe kaluan në epërsi 37 sekonda para përfundimit të ndeshjet dhe e mposhtën kundërshtarin me rezultat 100-95.
Te San Antonio, më i dalluari ishte Kawhi Leonard me 28 pikë, 8 kërcime e 3 topa të vjedhur, derisa u ndihmua edhe nga Pau Gasol me 17 pikë të tjera.
Ndërsa në anën tjetër, Russell Westbrook përsëri luajti me triple-double, që ishte i 39-ti i stinorit, (32 pikë, 15 kërcime, 12 asistime), por nuk mjaftoi për fitore.
San Antonio me këtë e regjistroi fitoren e 58-të të stinorit.