FEDERATA

Vërejtje e fundit për trajnerin e Riinvest Prishtinës
1 April, 2017 @9:04
Në mbledhjen e djeshme të Bordit të FBK-së është marrë vendim që t’i tërhiqet vërejtja e fundit trajnerit të Riinvest Prishtinës, Dritëro Sefaja, që është njëkohësisht edhe përzgjedhës i Kosovës U18.
Ai ka bërë sjellje josportive paa finales së Kupës së Kosovës U16 në Gjakovë më 26 mars 2017. Përsëritja e një veprimi të tillë nga trajneri në fjalë, apo çfarëdo veprim tjetër josportiv që bie ndesh me Kodin Etik të FBK-së, Sefaja do të nëshkohet konform Rregullores Disciplinore të FBK-së.