LIVE: PJESA E PARË

BOROZANI/ Arian Paçarizi
Bashkimi dyfishon Vëllaznimin në pjesën e parë
31 March, 2017 @20:47
Ka përfunduar pjesa e parë e ndeshjes Vëllaznimi - Bashkimi, që po zhvillohet aktualisht në palestrën “Shani Nushi” në Gjakovë, në kuadër të xhiros XXIV në Superligë.
Skuadra e Bashkimit u tregua superiore gjatë pjesës së parë, duke shënuar më shumë se dyfishin e pikëve të Vëllaznimit, për t’i dhënë qysh ta fund dilemës së fituesit.
Gazmend Sinani gjatë kësaj periudhe regjistroi 17 pikë e 9 kërcime, derisa te Vëllaznimi lojë të mirë po tregon Beq Kovaçi.