KUMANOVË
Marjan Srbinoski, trajner i Kumanovës/ BOROZANI/ A. P.
Trajneri i Kumanovës: Duam fitoren edhe në finale
31 March, 2017 @8:43
Në deklaratën e tij pas fitores ndaj Pejës dhe kualifikimit të parë të Kumanovës në finalen e BIBL, trajneri i ekipit Marjan Srbinoski ka thënë se tash kërkojnë fitoren edhe në finale.
“Kjo është fitore e madhe. Lojtarët treguan se si duhet vendi, luftuan me zemër dhe i treguan fytyrën e vërtetë të tyre tifozëve,” ka thënë ai për faqen zyrtare të BIBL.
“Edhepse ia nisëm ndeshjes keq ndaj Pejës, me kohë menaxhuam ritmin dhe arritëm të kthehemi. Uroj secilin lojtar për angazhimin. Luajtëm me 7 lojtarë dhe ka qenë e mundimshme, shpresoj që tash të fitojmë ligën ballkanike për herë të parë,” ka përfunduar ai.
Kumanova duke eliminuar Pejën ka arritur për herë të parë në histori të klubit finalen e BIBL.
Finalja e këtij stinori në BIBL luhet mes ekipit bullgar Beroe dhe Kumanovës.