MAGIC vs THUNDER

Russell Westbrook duke shutuar/ Foto.nba.com
Nata e Westbrookut, OKC siguron Play-Offin
30 March, 2017 @9:45
Oklahoma City Thunder me ndihmën e super yllit Russell Westbrook, duke e mposhtur Orlando Magicun me rezultat 114-106, e siguroi biletën për në Play-Off sivjet.
Westbrook në fillim të ndeshjes, startoi me disa topa të humbura, derisa Orlando e kishte krijuar një epërsi prej 21 pikëve. Por më pas Russell u këndell dhe së bashku me kompaninë së pari dërguan ndeshjen në vazhdime dhe më pas e mposhtën kundërshtarin.
Russ Westbrook, luajti përsëri me shifrat magjike triple-double (i 38-ti për këtë stinor), derisa këtë e bëri me shifrën më të lartë të pikëve në histori të NBA-së, (57 pikë, 13 kërcime e 11 asistime).
Westbrookut i nevojitet edhe 3 triple-double, për ta barazuar rekordin e Oscar Robertsonit që e mban me 41 triple-double gjatë një stinori.