KUMANOVA - PEJA

Eliminohet Peja, Kumanova në finale
29 March, 2017 @20:46
Mungesa e lojtarëve të rëndësishëm si Tillotson, Rundles e Skeen, ka qenë njëra prej arsyjeve që skuadra e Pejës nuk ka arritur të kualifikohet në finale të Ligës Ballkanike.
Fitorja e Kumanovës me gjashtë pikë epërsi, i ka mjaftuar kësaj skuadre që ta regjistrojë emrin e saj në finale të Ligës Ballkanike.
Në finale, Kumanova do të takohet me skuadrën e Beroes, skuadër e cila mbrëmë e eliminoi Teodon.
ÇEREKËT
Peja e nisi shumë mirë ndeshjen duke krijuar avantazh prej 7 pikëve pas 10 minutave. Çereku i dytë kaloi krejtësisht baraz, 19-19, për të shkuar në pushim ekipet me 7 pikë epërsi për verdhezinjtë, që i çonte drejt finales.
Kumanova u afrua pas çerekut të tretë Pejës në 4 pikë, ndërsa 10 minuta para fundit, Peja ishte ende ‘në finale’.
Sidoqoftë, verdhezinjtë nuk arritën të ruajnë epërsinë, bile ata u dhanë mundësi maqedonëve të shkrijnë edhe avantazhin që e patën nga ndeshja e parë me 4 pikë, duke u mposhtur me 6 pikë në fund për të mbetur pa finalen e parë dhe historinë e klubit.
TË DALLUARIT
Marjan Janeski shkëlqeu kumanovarët me 21 pikë e 6 kërcime, por edhe Yonel Brown me 20 pikë e 3 asistime.
Te Peja, që luajti me mungesa të mëdha sonte, Slobodan Miljanic shënoi 21, Noah Dahlman 20, ndërsa Alban Veseli 18 të tjera, që nuk mjaftuan për finale të BIBL.
KUMANOVA
1 | Marjan Janeski (29:05) | 21 pikë | 6 kërcime | 2 asistime |
2 | Yonel Brown (34:11) | 20 pikë | 3 asistime | - |
3 | Dimitar Karadjovski (36:24) | 11 pikë | 9 kërcime | 5 asistime |
4 | Miladin Pekovic (29:10) | 10 pikë | 8 kërcime | 1 asistim |
5 | Stefan Zivanovic (27:40) | 9 pikë | 6 kërcime | 2 asistime |
6 | Radoslav Pekovic (25:53) | 9 pikë | 4 kërcime | 3 asistime |
7 | Nikola Karakolev (17:34) | 6 pikë | 1 kërcim | - |
8 | Gjorgji Georgievski | - | - | - |
9 | Miodrag Todorovic | - | - | - |
10 | Martin Jovanovski | - | - | - |
11 | Danijel Avramoski | - | - | - |
PEJA
1 | Slobodan Miljanic (38:22) | 21 pikë | 4 kërcime | - |
2 | Noah Dahlman (31:40) | 20 pikë | 3 kërcime | 2 asistime |
3 | Alban Veseli (40:00) | 18 pikë | 7 kërcime | 5 asistime |
4 | Mirza Ahmetbasic (26:47) | 9 pikë | 5 kërcime | 5 asistime |
5 | Robert Abramovic (29:46) | 9 pikë | 4 kërcime | 4 asistime |
6 | Arti Hajdari (15:01) | 2 pikë | 3 kërcime | - |
7 | Leonard Mekaj (16:44) | 1 pikë | 4 kërcime | 1 asistim |
8 | Arian Qallaku (1:37) | 0 pikë | - | - |
9 | Egzon Kuqi | - | - | - |
10 | Blendi Matoshi | - | - | - |