ROCKETS vs WARRIORS

Stephen Curry duke dribluar/ Foto: nba.com
Fitorja e 60 për Warriorsat
29 March, 2017 @9:17
Golden State Warriors regjistroi fitoren e 60 të stinorit, duke e mposhtur Houston Rocketsin me rezultat 113-106, në Toyota Center.
Djelmoshat e trajnerit Steve Kerr, nuk e lejuan kundërshtarin të kalojë në epërsi asnjëherë gjatë lojës, ndërsa lojtarët e Houstonit u zgjuan vonë nga gjumi ngase në çerekun e katërt tentuan ta zvogëlojnë epërsin prej 22 pikëve, por nuk arritën dhe pësuan në fund.
Stephen Curry shkëlqeu me 32 pikë, 10 kërcime e 7 asistime, derisa u ndihmua edhe nga Klay Thompson me 25 pikë të tjera.
Në anën tjetër James Harden, bëri triple-double ( i 20-ti në këtë stinor) me 24 pikë, 13 asistime e 11 kërcime, por nuk mjaftoi për fitore.
Kjo ishte fitorja e 60 e stinotit për Golden State Warriors.