MAVS vs THUNDER

Russell Westbrook/ Foto: nba.com
Bëri gjithçka për fitore
28 March, 2017 @9:42
Superylli i Oklahomës, Russell Westbrook, ia solli fitoren skuadrës së tij, duke shënuar në fund të ndeshjes për të mposhtur Dallas Mavericksin me rezultat të ngushtë 92-91.
Westbrook e regjistroi triple-double’in e 37 të stinorit, derisa luajti me 37 pikë, 13 kërcime e 10 asistime.
Oklahoma aktualisht ka bilanc prej 42 fitoreve e 31 humbjeve dhe është afër sigurimit të Play-Offit. Deri në fund të stinorit janë edhe 9 ndeshje për tu zhvilluar për Oklahomën.