PARA NDESHJES: BEROE-TEODO

Finalisti i parë i BIBL, kuptohet sonte
28 March, 2017 @9:32
Skuadra e parë finaliste e ligës ballkanike pritet të kuptohet sonte në duelin që zhvillohet në Stara Zagora të Bullgarisë, ndërmjet Beroes dhe Teodos.
Skuadra e Beroes ka avantazh prej 9 pikëve nga ndeshja e parë, kur mposhti Teodon në Tivat me rezultat 78-69.
Ekipi malazez do të kërkojë të bëj çmos për të shkrirë epërsinë e bullgarëve sonte për të arritur finalen, por a do të ndodh kjo mbetet të shihet në ndeshjen që nis në ora 19:00.
Beroe deri tani është treguar arrë e fortë në shtëpi, ku ka humbur vetëm një ndeshje nga të gjitha që i ka fituar në fazë të parë dhe të dytë të BIBL.
Finalisti tjetër i BIBL 2016/17 përcaktohet nesër mbrëma në ndeshjen Kumanova - Peja, ku Peja udhëton në Maqedoni me 4 pikë avantazh ndaj ekipit kumanovar.