SPURS vs CAVS

Foto: nba.com
Kampioni bie në vendin e dytë
28 March, 2017 @9:01
Kampioni aktual i NBA-së, Cleveland Cavaliers, pas një kohe të gjatë (që nga nëntori 2015), lëvizi nga maja e tabelës në Konferencën Lindore.
Cavsat, u deklasuan nga San Antonio Spurs, duke u mposhtur me rezultat të bindshëm 103-74.
Kryesori në skuadrën e trajnerit Gregg Popovich, ishte përsëri Kawhi Leonard me 25 pikë, 6 kërcime, 6 asistime e 3 topa të vjedhur, që luajti rolin kryesor në fitoren e Spursit.
Ndërsa në anën tjetër, edhepse kësaj radhe yjet luajtën, ata ishin të pafuqishëm ndaj Spurs. Nuk mjaftoi 17 pikëshi i LeBron Jamesit, i cili ishte vetë i dyti që arriti të shënojë pikë dyshifrore në skuadër.
Humbjes së Clevelandit, më së shumti i është gëzuar skuadra e Bostonit, që u vendos në krye të tabelës në Konferencën Lindore.