KRIZË GJITHANDEJ
Dy ndeshje nisën me vonesë për shkak të borxheve
29 March, 2017 @13:39
Në xhiron e fundit të Superligës në basketboll, dy nga tre ndeshjet e zhvilluara të fundjavës kanë pasur vonesa 15 minutëshe, pasi që ekipet vendase nuk kanë paguar borxhet ndaj zyrtarëve të FBK-së.
Në Informatorin numër 23 të Superligës, Komesari i Garave të FBK-së ka evidentuar ndeshjen Trepça-Ylli dhe Bashkimi-KerasanPrishtina, si ndeshje që filluan me vonesë “për shkak të sigurimit të mjeteve financiare nga ana e ekipit vendas si obligime ndaj FBK-së.”
Kjo tregon që thuajse të gjitha klubet e Superligës, kah fundi i stinorit po rrëshqasin financiarisht dhe po nisin telashet e paparashikuara.