LIVE: KUMANOVA - PEJA

Peja ruan dallimin, shkon në pushim me epërsi
29 March, 2017 @19:30
Pavarësisht mungesave të rëndësishme në skuadër, Peja është treguar arrë e fortë në pjesën e parë të ndeshjes kundër Kumanovës, e cila po zhvillohet në kuadër të ndeshjes së dytë të gjysmëfinales së Ligës Ballkanike.
Pejanët shkuan në pushim me 7 pikë epërsi, 37-44, që nëse e llogarisim edhe epërsinë prej 4 pikëve nga ndeshja e parë, mund të themi se është afruar mjaft finales, ku e pret skuadra bullgare Beroe.
Më i miri gjatë kësaj periudhe te Peja ishte Noah Dahlman që shënoi 16 pikë, derisa te Kumanova Yonel Brown shënoi 9 pikë.