BUJAR LOCI

Bujar Loci drejtoi Pejën në ndeshjen e kthimit gjysmëfinale ndaj Kumanovës, në mungesë të kryetrajnerit Aleksandar Todorov/ BOROZANI/ L. D.
Peja s’pati fat
31 March, 2017 @8:30
Disfata dramatike e Pejës në sekondat e fundit të ndeshjes gjysmëfinale të BIBL ndaj Kumanovës, ka qenë mungesë fati.
Mendoj se nuk kishim fat - B. Loci, Peja.
Së paku kështu i ka thënë ndihmës-trajneri i Pejës, Bujar Loci, faqes zyrtare të BIBL pas humbjes 6 pikëshe, që la Pejën pa finale të BIBL-it.
“Mendoj se nuk kemi pasur fat. Lojtarët luftuan shumë, luajtën mirë deri në fund, por fati ishte në anën e Kumanovës,” ka thënë Loci shkruan balkanleague.net.
“I dëshiroj Kumanovës fat në finale. Ky është sporti, është interesant prandaj njerëzit e duan basketbollin,” ka shtuar ai.
Peja kishte mposhtur Kumanovën në gjysmëfinalen e parë në “Karagaç” me 4 pikë epërsi, ndërsa në ndeshjen e kthimit, pësoi me 6 pikë, që çoi në eliminim dhe mbeti pa finale.
Kjo ka qenë hera e dytë në BIBL që Peja arrin gjysmëfinalen e kësaj gare, por nuk ka arritur të bëj hapin që çon drejt finales.