PËRFAQËSUESJA U18

Grumbullimi i radhës për përfaqësuesen e femrave U18
Teksti: FBK
30 March, 2017 @18:44
Përzgjedhësi i Përfaqësueses U-18 në konkurrencën e femrave, Fidan Shatri dhe ndihmësi i tij, Afrim Selimi, i kanë ftuar në grumbullimin e radhës të gjitha vajzat e lindura në vitin 1999 e më të reja.
Në grumbullim mund të marrin pjesë vajzat nga të gjitha klubet e qyteteve të Kosovës, por edhe nga jashtë vendi.
Grumbullimi do të mbahet të shtunën (01.04.2017) me fillim nga ora 10:00 deri në 12:00 në palestrën e sportit të gjimnazit “Sami Frashëri” në Prishtinë.
Duhet theksuar se Kosova U-18 do të marr pjesë në Kampionatin Evropian, Divizioni C, që do të mbahet në Maltë prej 4 deri më 9 korrik.
Kosova do të bëj gara me Maltën, Gjibraltarin, Qipron dhe Armeninë.