VËLLAZNIMI - BASHKIMI

BOROZANI/ Arian Paçarizi
Fitorja më e thellë e stinorit për Bashkimin
31 March, 2017 @21:25
Skuadra e Bashkimit ka regjistruar fitoren e saj më të thellë në këtë stinor, duke e mposhtur Vëllaznimin në Gjakovë me 55 pikë epërsi, 66-121.
Ndeshja nuk kishte fare rivalitet, duke pasur parasysh dallimin e madh në cilësi ndërmjet dy skuadrave, ndërsa epërsia e krijuar që nga fillimi e Bashkimit, paralajmëroi që ky do të jetë një test i lehtë për ta.
Justin Black dhe Gazmend Sinani ishin koshashënuesit më të mirë të Bashkimit me nga 24 pikë secili, derisa Sinani pati edhe 13 kërcime për t’i arritur shifrat e double-double. Në anën tjetër, te Vëllaznimi Beq Kovaçi ishte më i dalluari me 25 pikë të shënuara.
Deri para kësaj ndeshjeje, fitorja më e thellë e Bashkimit në këtë stinor ka qenë ajo kundër Kerasan Prishtinës në javën e kaluar që kishte përfunduar me 54 pikë epërsi.
VËLLAZNIMI
1 | Beq Kovaçi (38:15) | 25 pikë | 13 kërcime | 3 asistime |
2 | Driton Rraci (25:43) | 9 pikë | 2 kërcime | 3 asistime |
3 | Musab Mala (23:13) | 8 pikë | 1 kërcim | 3 asistime |
4 | Atik Koshi (36:01) | 6 pikë | 6 kërcime | 8 asistime |
5 | Kreshnik Avdija (31:03) | 6 pikë | 3 kërcime | 1 asistim |
6 | Leutrim Berisha (23:41) | 6 pikë | 3 kërcime | - |
7 | Dardan Brovina (16:20) | 4 pikë | 1 kërcim | - |
8 | Bleonis Tanushi (0:57) | 2 pikë | - | - |
9 | Ardit Zeka (2:58) | 0 pikë | - | - |
10 | Drin Domi (1:44) | 0 pikë | - | - |
BASHKIMI
1 | Justin Black (26:58) | 24 pikë | 8 kërcime | 8 asistime |
2 | Gazmend Sinani (18:26) | 24 pikë | 13 kërcime | - |
3 | Temi Soyebo (22:42) | 12 pikë | 1 kërcim | 11 asistime |
4 | Marko Popovic (20:00) | 12 pikë | 2 kërcime | 1 asistim |
5 | Garrius Adams (17:17) | 11 pikë | 1 kërcim | 1 asistim |
6 | Kayel Locke (17:02) | 10 pikë | 7 kërcime | 2 asistime |
7 | Qëndrim Biraj (13:20) | 7 pikë | 2 kërcime | 1 asistim |
8 | Edmond Kryeziu (15:40) | 7 pikë | 1 kërcim | 1 asistim |
9 | Ardit Memçaj (4:30) | 6 pikë | 1 kërcim | - |
10 | Imer Tahiri (15:41) | 3 pikë | 3 kërcime | 2 asistime |
11 | Mikaile Tmusic (11:01) | 3 pikë | - | - |
12 | Arian Tahiri (17:17) | 2 pikë | 1 kërcim | 4 asistime |