SUPERKUPA

Shtyhet data e Superkupës së Shqipërisë
31 March, 2017 @21:12
Federata Shqiptare e Basketbollit ka bërë publike datat e reja se kur do të zhvillohet Superkupa e Shqipërisë në të dy konkurrencat.
Datat e parapara për ndeshjet e Superkupës kanë qenë 4 dhe 5 prill, por për shkak të zhvillimit të një aktiviteti të paplanifikuar politik në pallatin e sportit “Asllan Rusi” në Tiranë, është vendsur që ndeshjet e Superkupës të zhvillohen më 6 prill.
Kështu, nga ora 16:00 e datës 6 prill do të luhet ndeshja e Superkupës në konkurrencën e femrave ndërmjet Flamurtarit dhe Goga Basket, ndërsa nga ora 18:00 do të luhet ndeshja e Superkupës në konkurrencën e meshkujve ndërmjet Vllaznisë dhe Tiranës.