BASKETBALL CHAMPIONS LEAGUE
Final Four i Ligës së Kampionëve në Tenerife
1 April, 2017 @10:24
Stinori i parë i Ligës së Kampionëve të basketbollit europian do të gjejë fituesin e saj në Tenerife të Spanjës.
Iberostar Tenerife është shpallë fituese për të marrë organizimin e pjesës finale të garës, ndërsa aty janë kualifikuar edhe: Umana Reyer Venezia ITA, Banvit TUR dhe Monaco FRA.
Ishujt Kanarie të Spanjës do të jenë nikoqire të katër skuadrave të kualifikuar pas një stinori të gjatë. Banvit është i katërti aktualisht në Superligën turke, Venezia e dyta në Serie A-në italiane, ndërsa Monaco lidere në Pro A të Francës.
Gjysmëfinalet luhen më 28 prill, ndeshja për vend të tretë dhe finalja më 30 prill. Shorti i gjysmëfinaleve hidhet javën që vjen.