KERASAN-SIGAL

Në pjesën e dytë, Sigal Prishtina mbizotëron ndaj Kerasanit
1 April, 2017 @22:29
Përkundër se në pjesën e parë të ndeshjes u zhvillua një lojë thuajse e barabartë prej ekipeve nga fillimi dhe fundi i tabelës, në fund, Sigal Prishtina shënoi fitore të lehtë ndaj Kerasanit me rezultat 71-124.
Kerasani nisi shumë mirë ndeshjen. Krijoi avantazh pas 10 minutëshit të parë 21-20, ndërsa në fund të pjesës së parë epërsia e Sigalit ishte vetëm 8 pikë ndaj rivalëve lokal.
Sidoqoftë, në pjesë të dytë Sigal Prishtina ndezi motorët për të shkuar shpejt te fitorja. Kampionët aktual shënuan 73 pikë në pjesë të dytë për të mposhtur Kerasanin që shënoi 30 në këtë pjesë.
Me 29 pikë, më efikasi te Sigal Prishtina ka qenë Drilon Hajrizi, ndërsa Fisnik Rugova shënoi 22 të tjera në fitore.
Te Kerasani më efikasit kanë qenë Gent Shala me 19 pikë dhe Dardan Kapiti me 12 të shënuara.
Sigal Prishtina tash ka bilanc 20-3, ndërsa Kerasani 1-23.
Kerasan Prishtina
1 | Gent Shala (18:10) | 19 pikë | 4 kërcime | 2 asistime |
2 | Dardan Kapiti (20:45) | 12 pikë | 6 kërcime | - |
3 | Alban Latifaj (10:43) | 8 pikë | 2 kërcime | 2 asistime |
4 | Granit Hyseni (19:39) | 7 pikë | 2 kërcime | - |
5 | Kreshnik Muçolli (8:01) | 5 pikë | 3 kërcime | - |
6 | Korab Muhadri (26:01) | 4 pikë | 4 kërcime | 2 asistime |
7 | Mërgim Jakupi (7:50) | 4 pikë | - | 1 asistim |
8 | Rinor Ahmeti (16:21) | 3 pikë | 1 kërcim | 1 asistim |
9 | Andi Vrapcani (19:41) | 3 pikë | 1 kërcim | - |
10 | Kujtim Sadiku (21:00) | 2 pikë | 2 kërcime | 4 asistime |
11 | Ilir Hasani (16:14) | 2 pikë | 1 kërcim | 3 asistime |
12 | Fisnik Pula (15:31) | 2 pikë | - | 2 asistime |
Sigal Prishtina
1 | Drilon Hajrizi (30:46) | 29 pikë | 8 kërcime | 6 asistime |
2 | Fisnik Rugova (20:13) | 22 pikë | 4 kërcime | 3 topa të vjedhur |
3 | Mike Moser (23:49) | 21 pikë | 18 kërcime | 3 topa të vjedhur |
4 | Nenad Delic (22:52) | 12 pikë | 4 kërcime | 4 asistime |
5 | Rinor Peci (19:51) | 12 pikë | 5 asistime | 2 topa të vjedhur |
6 | Granit Rugova (22:41) | 11 pikë | 2 kërcime | 6 asistime |
7 | Fuquan Edwin (17:51) | 9 pikë | 4 kërcime | 2 topa të vjedhur |
8 | Gazzali Makasqi (9:52) | 3 pikë | 1 kërcim | 1 asistim |
9 | Muhamedali Janjeva (12:18) | 3 pikë | 2 kërcime | - |
10 | Willie Kemp (19:42) | 2 pikë | 4 asistime | 1 top të vjedhur |
11 | Jabarie Hinds | - | - | - |