NCAA

Vashat e South Caroline kampione në NCAA
3 April, 2017 @12:13
Skuadra e South Caroline, duke e mposhtur në finale të ligës së femrave në NCAA (Liga Universitare e Amerikës) Mississipi State me rezultat 67-55, është shpallur kampione.
MVP në këtë ndeshje është bërë A’ja Wilson, e cila ka luajtur me 23 pikë, 10 kërcime, 4 bllokada e 2 topa të vjedhur.
Ky ishte titulli i parë në histori të South Carolines në NCAA.