NEW YORK KNICKS

Lëndohet Rose, e mbyll sezonin
2 April, 2017 @23:55
Vazhdojnë problemet për Derrick Rose!
Ylli i New York Knicks ka pësuar një lëndim në meniskusin e gjurit dhe ka nevojë për operacion, që nënkupton se sezoni për të ka përfunduar.
Rose kishte problem me gju edhe gjatë kohës së tij te Chicago, ndërsa ato probleme siç duket janë shfaqur sërish dhe fundori amerikan do të operohet në ditët e ardhshme.