REKORD PERSONAL

Alban Veseli/ Foto: KBPejaOfficial/ Korniza
Alban Veseli me rekord të stinorit
2 April, 2017 @21:44
Basketbollisti më i dalluar nga forcat vendore të Pejës, Alban Veseli, ka shënuar rekord pikë personale këtë stinor në Superligë në përballjen e mbrëmshme, që ekipi i tij e fitoi ndaj Trepçës.
Alban Veseli shënoi 30 pikë në fitore të Pejës, ndërsa kjo ka qenë shifra më e madhe e pikëve të tij të shënuar këtë stinor në Superligë.
Veseli deri tash, shifrën më të madhe të pikëve e ka pasur 23 në këtë stinor.