BEFASI

Befasi për Lis Shoshin, vizitë e papritur nga babai
3 April, 2017 @21:12
Një befasi e këndshme i ndodhi Lis Shoshit në ndeshjen që ai e luajti të shtunën mbrëma!
Kur skuadrat kishin zbritur në parket, Lisi u lajmërua nga prezantuesi i ndeshjes që babai i tij kishte udhëtuar nga Kosova për ta befasuar atë dhe për ta ndjekur duke luajtur, duke qenë se kjo ishte ndeshja e fundit e Lisit me skuadrën e ‘Little Rock’. Të pranishëm në këtë ndeshje ishin prindërit e të gjithë lojtarëve, pasi që të gjithë këta lojtarë nga viti i ardhshëm do të kalojnë në nivelin senior. Lisi fillimisht mendoi se të pranishëm aty do të jetë vetëm familja amerikane ku ai qëndron momentalisht, por më pas ndodhi befasia.
Lojtari, që shihet si një basketbollist me perspektivë për të ardhmen, u emocionua shumë dhe deklaroi që kjo ishte një befasi shumë e bukur për të.