NCAA

North Caroline
North Carolina kampion në NCAA
4 April, 2017 @9:38
Skuadra e North Carolina, duke e mposhtur në finale të ligës së meshkujve në NCAA (Liga Universitare e Amerikës) skuadrën Gonzaga Bulldogs me rezultat 71-65, është shpallur kampion.
Joel Barry ishte koshashënuesi më i mirë te Caroline, me 22 pikë, derisa u ndihmua edhe nga Justin Jackson me 16 sosh.
Ndërsa në anën tjetër më i dalluari ishte Nigel Williams-Goss me 15 pikë e 6 asistime, por nuk mjaftoi për t’u shpallur kampion.
Ky ishte titulli i gjashtë i skuadrës North Carolina në histori të klubit.