TOP 10 PERFORMERS @ GW 24

TOP 10 performancat e xhiros XXIV
Renditja: Eurobasket
6 April, 2017 @13:56
Basketbollisti 24 vjeçar i Rahovecit, Artin Gashi, është përzgjedhur si lojtari me performancë më të mirë të treguar në xhiron e XXIV të Superligës së Kosovës në basketboll, sipas Eurobasket.com.
Artini ka luajtur me double-double në fitoren e parë të Rahovecit këtë stinor ndaj Yllit, duke shënuar 31 pikë dhe 13 kërcime në fitore. Përndryshe, Ylli ka qenë ish-ekipi i Gashit, ndaj të cilëve u tregua i pamëshirshëm.
Pas tij, është renditur Gazmend Sinani i Bashkimit, që shkëlqeu ndaj Vëllaznimit me 24 pikë dhe 13 kërcime. Kurse i treti në renditje ka qenë krahqendra e Sigal Prishtinës, Mike Moser, që gjithashtu përfundoi me double-double paraqitjen e tij në derbin lokal ndaj Kerasanit, me 21 pikë e 18 kërcime.
10 performancat më të mira të xhiros XXIV janë të shënuara mëposhtë.
TOP 10 performancat e javës 24 në Superligë:
1 | Artin GASHI | KB Rahoveci | ||
2 | Gazmend SINANI | KB Bashkimi | ||
3 | Mike MOSER | KB Prishtina | ||
4 | Trae ANDERSON | KB Ylli | ||
5 | Drilon HAJRIZI | KB Prishtina | ||
6 | Justin BLACK | KB Bashkimi | ||
7 | Montrael SCOTT | KB Trepça | ||
8 | Noah DAHLMAN | KB Peja | ||
9 | Beq KOVAÇI | KB Vëllaznimi | ||
10 | Alban VESELI | KB Peja |