PREJ DERBIT

Foto: KB Prishtina/ G. Bajqinovci
Hajrizi e Moser gjobiten për tekniket e tyre nga derbi
6 April, 2017 @13:22
Në derbin e Superligës së Kosovës në basketboll të cilën e fitoi Sigal Prishtina ndaj Pejës, dy gabimet teknike të regjistruara në ndeshje, janë gjobitur sot nga Komesari i Garave të FBK-së.
Drilon Hajrizi është dënuar me 100 euro për shkak të gabimit teknik të përsëritur, ndërsa Mike Moser me 50 euro, për gabim teknik.
Asnjë vërejtje tjetër nuk është parë në raportin e botuar te Informatori 23 shtesë i Superligës lidhur me derbin Prishtina-Peja.