SIGAL PRISHTINA - PEJA

Foto: KB Prishtina
Prishtina fiton superderbin, epërsi e madhe për Playoff
5 April, 2017 @20:31
Sigal Prishtina e ka fituar superderbin e Superligës, duke e mposhtur Pejën në Prishtinë me rezultat 79-73.
Prishtina që nga fillimi i ndeshjes ishte më dominuese në ndeshje, duke pasur epërsinë në rezultat në të shumtën e kohës.
Dallimi më i madh u arrit në çerekun e tretë, kur Prishtina krijoi epërsi prej 19 pikëve, që i dha siguri të mjaftueshëm për të arritur deri tek fitorja në këtë ndeshje.
Dy ish lojtarët e Pejës, Drilon Hajrizi dhe Nenad Delic, ishin akterët kryesorë të fitores së Prishtinës, duke shënuar nga 25 pikë secili, derisa te Peja Alban Veseli shënoi 22 pikë, por që pati tentimi të shumta të huqura për tri pikë.
Kjo fitore i jep avantazh të madh Prishtinës, e cila është shumë afër të shpallet kampione e pjesës së rregullt të stinorit, pasi që para saj ka vetëm një derbi kundër Trepçës dhe tri ndeshjet e tjera do t’i luajë kundër skuadrave të katërshes së poshtme.
SIGAL PRISHTINA
1 | Drilon Hajrizi (36:50) | 25 pikë | 5 kërcime | 5 asistime |
2 | Nenad Delic (27:49) | 25 pikë | 8 kërcime | 1 asistim |
3 | Mike Moser (29:33) | 12 pikë | 9 kërcime | 5 asistime |
4 | Willie Kemp (28:08) | 5 pikë | 4 kërcime | 6 asistime |
5 | Fisnik Rugova (18:07) | 6 pikë | 5 kërcime | 1 asistim |
6 | Edmond Azemi (18:08) | 2 pikë | 2 kërcime | - |
7 | Fuquan Edwin (15:04) | 2 pikë | 1 kërcim | - |
8 | Jabarie Hinds (6:56) | 2 pikë | 1 asistim | - |
9 | Rinor Peci (16:11) | 0 pikë | 4 kërcime | - |
10 | Granit Rugova (3:09) | 0 pikë | - | - |
11 | Muhamedali Janjeva | - | - | - |
12 | Urim Zenelaj | - | - | - |
PEJA
1 | Alban Veseli (30:13) | 22 pikë | 8 kërcime | 4 asistime |
2 | Robert Abramovic (33:21) | 15 pikë | 2 kërcime | 2 asistime |
3 | Noah Dahlman (33:04) | 14 pikë | 11 kërcime | 2 asistime |
4 | Arian Qallaku (14:33) | 8 pikë | 1 kërcim | - |
5 | Mirza Ahmetbasic (30:25) | 7 pikë | 2 kërcime | 4 asistime |
6 | Slobodan Miljanic (26:53) | 3 pikë | 6 kërcime | 1 asistim |
7 | Leonard Mekaj (9:34) | 2 pikë | 1 asistim | - |
8 | Arti Hajdari (6:38) | 2 pikë | - | - |
9 | Egzon Kuqi (15:16) | 0 pikë | 1 kërcim | 1 asistim |
10 | Blend Matoshi | - | - | - |
11 | Blend Kadusha | - | - | - |
12 | Mirza Muric | - | - | - |