LIVE: ÇEREKU I PARË

Foto: KB Prishtina
Prishtina avancon në çerekun e parë
5 April, 2017 @19:18
Ka përfunduar çereku i parë i superderbit të Superligës, Sigal Prishtina - Peja, që po zhvillohet aktualisht në Pallatin e Rinisë dhe të Sporteve në Prishtinë, në kuadër të Superligës.
Prishtina këtë periudhë e ka mbyllur në epërsi, duke qenë 4 pikë përpara Pejës, ndërsa me lojë të mirë po dallohet ish lojtari i Pejës, tani i Prishtinës, Nenad Delic, që shënoi më shumë se gjysmën e pikëve (10) te bardhekaltërit.