FIBA EUROPE CUP

Mësohen finalistët e FIBA Europe Cup
5 April, 2017 @21:16
Gara europiane, FIBA Europe Cup, pjesë e së cilës kanë qenë edhe Sigal Prishtina dhe Peja, i është afruar fundit.
Pas ndeshjeve të sotme Telekom Baskets-Nanterre dhe Chalon-Oostende, janë mësuar edhe finalistët e kësaj gare.
Kështu, në finalen e sivjetme do të luajnë dy skuadra françeze, Chalon dhe Nanterre, të cilat ishin më të mirë se kundërshtarët e tyre në rrugëtimin drejt titullit.