SUPERKUPA E SHQIPËRISË

Sonte, finalja e Superkupës
6 April, 2017 @13:38
Me fillim në ora 18:00 sonte në Tiranë zhvillohet finalja e Superkupës së Shqipërisë, ku takohen dy ekipet aktualisht më të mira të basketbollit atje, Vllaznia dhe Tirana.
Të dyja ekipet janë përforcuar mjaft këtë stinor dhe së fundi janë edhe në krye të tabelës së klasifikimit në Shqipëri. Tirana e Vllaznia pritet që të arrijnë edhe finalen e Play-Offit të Shqipërisë, pasi që të nis Play-Offi. Ndeshja zhvillohet në pallatin e sporteve “Asllan Rusi”.