PJESA E PARË: BASHKIMI-YLLI

BOROZANI/Arkiv
Ngushtë në Prizren
7 April, 2017 @20:03
Është mbyllur pjesa e parë e ndeshjes Bashkimi - Ylli që po zhvillohet në këto çaste në “Sezai Surroi” të Prizrenit.
Bashkimi ka pasur avantazh 6 pikësh pas 10 minutave të parë të ndeshjes, 28-22. Mirëpo, Ylli është dalluar me lojë në çerekun e dytë duke e marrë atë 24-27 për tu mbyllur pjesa e parë e ndeshjes 52-49 në të mirë të Bashkimit, që jep sinjal për duel interesant deri në fund.