RAHOVECI - TREPÇA

Trepça mposht Rahovecin pas vazhdimeve
8 April, 2017 @20:55
Ndeshje e nxehtë është zhvilluar sot në Suharekë, në palestrën “13 Qershori”, ku janë takuar skuadra e Rahovecit dhe ajo e Trepçës.
Fituesi i kësaj përballjeje është dashur të përcaktohet pas kohës shtesë prej 5 minutave, pasi që pjesa e rregullt e ndeshjes përfundoi me rezultat 65-65.
Trepça ishte më e vëmendshme në momentet më kritike, duke shënuar fitore me rezultat të ngushtë 76-78, ndërsa rol të madh në fitore luajti edhe Samir Zekiqi, i cili ishte i saktë në 3 prej 4 tentimeve të fundit nga gjuajtjet e lira.
Koshashënuesi më i mirë i ndeshjes ishte Montrael Scott, që luajti me double-double prej 24 pikëve dhe 10 kërcimeve, ndërsa Samir Zekiqi pati dy pikë më pak se amerikani.
Pikërisht Scott, së bashku me Agon Selmanin, ishin dy basketbollistët që për asnjë çast nuk u zëvendësuan në këtë takim.
Në anën tjetër,për Rahovecin më i dalluari ishte amerikani Ronald Farmer Blanchard që luajti me 19 pikë dhe 15 kërcime.
Trepça me këtë fitore rimerr pozitën e dytë në tabelë, ndërsa Rahoveci mbetet në pozitën e gjashtë.
Rahoveci
1 | Ronald Farmar Blanchard (35:51) | 19 pikë | 15 kërcime | 2 asistime |
2 | Rashan Bellinger (22:06) | 14 pikë | 3 kërcime | 2 topa të vjedhur |
3 | Artin Gashi (44:10) | 13 pikë | 9 kërcime | 2 asistime |
4 | Albatrit Berisha (21:43) | 13 pikë | 3 kërcime | 1 asistim |
5 | Tyler Deihl (39:22) | 8 pikë | 4 kërcime | 4 asistime |
6 | Valon Bunjaku (17:03) | 4 pikë | 6 kërcime | 1 asistim |
7 | Altin Morina (33:17) | 3 pikë | 7 kërcime | 6 asistime |
8 | Besnik Sharku (11:24) | 2 pikë | 3 kërcime | 2 bllokada |
9 | Albion Metballa | - | - | - |
10 | Berat Mullabazi | - | - | - |
11 | Bardh Rexha | - | - | - |
12 | Endrit Krasniqi | - | - | - |
Trepça
1 | Montrael Scott (45:00) | 24 pikë | 10 kërcime | 6 asistime |
2 | Samir Zekiqi (39:25) | 22 pikë | 5 kërcime | 1 asistim |
3 | Besnik Azemi (35:24) | 17 pikë | 11 kërcime | 3 asistime |
4 | Agon Selmani (45:00) | 8 pikë | 6 kërcime | 2 asistime |
5 | Valdrin Haxhiu (30:38) | 7 pikë | 3 kërcime | 3 asistime |
6 | Burim Zekiqi (29:31) | 0 pikë | 4 kërcime | - |
7 | Rinor Selmani | - | - | - |
8 | Donat Musa | - | - | - |
9 | Ramadan Zekiqi | - | - | - |
10 | Ylldrit Sahiti | - | - | - |
11 | Rinor Kosterci | - | - | - |
12 | Albelard Rashiti | - | - | - |