SIGAL PRISHTINA - VËLLAZNIMI

Fitore e lehtë për Sigal Prishtinën
8 April, 2017 @21:07
Ndeshja e sontme kundër Vëllaznimit, i ka shërbyer më shumë si stërvitje skuadrës së Sigal Prishtinës, e cila shënoi fitore me rezultat të thellë prej 59 pikëve dallim, 117-58.
Prishtina e shkeli kundërshtarin e saj qysh në çerekun e parë, duke krijuar epërsi prej 30 pikëve, 36-6, ndërsa më pas loja u zhvillua sa për sy e faqe.
Tetë basketbollistë të Prishtinës e mbyllën takimin me pikë dyshifrore, ndërsa Mike Moser e Granit Rugova shënuan më së shumti, nga 18 secili.
Për Vëllaznimin, Beq Kovaçi si zakonisht ishte më i miri duke shënuar 22 pikë.
Kjo është fitorja e 22-të e Prishtinës, kurse për Vëllaznimin humbja e 23-të.
SIGAL PRISHTINA
1 | Mike Moser (13:15) | 18 pikë | 10 kërcime | 1 asistim |
2 | Granit Rugova (39:08) | 18 pikë | 2 kërcime | 7 asistime |
3 | Fuquan Edwin (13:05) | 15 pikë | 4 kërcime | 2 asistime |
4 | Muhamedali Janjeva (22:30) | 13 pikë | 4 kërcime | 3 asistime |
5 | Fisnik Rugova (24:31) | 11 pikë | 10 kërcime | 5 asistime |
6 | Nenad Delic (17:04) | 11 pikë | 3 kërcime | 2 asistime |
7 | Jabarie Hinds (18:03) | 11 pikë | 2 kërcime | 3 asistime |
8 | Willie Kemp (21:25) | 10 pikë | 11 kërcime | - |
9 | Gazzali Makasqi (20:41) | 8 pikë | 1 kërcim | - |
10 | Edmond Azemi (10:13) | 2 pikë | 2 asistime | - |
11 | Rinor Peci | - | - | - |
VËLLAZNIMI
1 | Beq Kovaçi (37:13) | 22 pikë | 7 kërcime | - |
2 | Musab Mala (34:54) | 19 pikë | 3 kërcime | 1 asistim |
3 | Atik Koshi (32:11) | 9 pikë | 5 kërcime | 1 asistim |
4 | Kreshnik Avdija (24:59) | 4 pikë | 5 kërcime | - |
5 | Driton Rraci (23:57) | 4 pikë | 2 kërcime | 1 asistim |
6 | Leutrim Berisha (37:12) | 0 pikë | 3 kërcime | 1 asistim |
7 | Drin Domi (2:47) | 0 pikë | 1 asistim | - |
8 | Dardan Brovina (3:14) | 0 pikë | - | - |
9 | Ardit Zeka (3:28) | 0 pikë | - | - |
10 | Otan Shehu | - | - | - |
11 | Blodin Tanushi | - | - | - |