DEKLARATAT PARA NDESHJES
BOROZANI/Arkiv/A.P.
Sonte dueli i parë i finales së BIBL
11 April, 2017 @9:19
Duke filluar nga ora 17e30 sonte në Stara Zagora të Bullgarisë, Beroe pret Kumanovën në duelin e parë të finales së BIBL për këtë stinor.
Dy skuadrat janë duke kërkuar titullin e kësaj lige, ndërsa fituesi do të kuptohet javën që vjen, më 18 prill, në ndeshjen e kthimit në Kumanovë.
Dalim me 2 stërvitje në ndeshje - M. Srbinoski, KK KUMANOVA
“Kemi pasur javë të vështirë dhe do të shkojmë në Bullgari me vetëm 2 stërvitje speciale,” ka thënë Marjan Srbinoski, trajner i Kumanovës para duelit të sotëm për faqen zyrtare të BIBL.
Bile, ai është shprehur lirshëm që deri në 7-8 pikë diferencë humbje, nuk është problem për skuadrën e tij.
“Natyrisht se dalim për fitore në këtë ndeshje. Mirëpo, duke e ditur cilësinë e Beroes, edhe humbja 7-8 pikëshe do të jetë mirë për ndeshjen e kthimit në Kumanovë,” ka thënë ai.
Vetë finalja, motiv - L. Minchev, BEROE
Në anën tjetër trajneri i Beroes, Lubomir Minchev ka dy lojtarë në gjendje jo të mirë shëndetësore dhe parashikon ndeshje të vështirë për ekipin e tij.
“Nikolay Nikolov po ndjen dhimbje në muskuj dhe nuk ka stërvitur të dielën. Tencho Tenchev nuk do të jetë gati. Në ndeshjen e fundit ndaj Lucoilit në ligë, nuk kemi pasur paraqitje të zakonshme, nuk dukeshim si ekip. Shpresoj se të qenit në finale do të motivojë skuadrën para ndeshjes sot,” ka thënë Minchev për faqen zyrtare të BIBL.