BOROZANI.COM TEAM OF THE WEEK

5-shja e xhiros XXV
11 April, 2017 @10:51
Pas ndeshjeve të zhvilluara të xhiros XXV, Borozani.com ka përzgjedhur pesëshen më të mirë të kësaj xhiroje.
Dyshja e Trepçës, Montrael Scott dhe Besnik Azemi, kanë zënë vend në pesëshe falë performancës së mirë për fitoren dramatike ndaj Rahovecit, ndërsa nga ky i fundit është përfshirë qendra Ronald Farmer-Blanchard.
Rekorderi i ri i Superligës, Kevin Brown, ka qenë i padiskutueshëm në pozitën e tij, ndërsa pesëshen e ka kompletuar Marko Popovic i Bashkimit, i cili ishte më meritori në fitoren ndaj Yllit.